TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Maj 2024, 18:53

Atletiko zyrtarisht në Champions League, të besuarit e Simeones mposhtin Selta Vigon me heroin De Pol (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Atletiko zyrtarisht në Champions League, të besuarit e Simeones

Atletiko e Madridit “hipotekon” vendin e katërt në La Liga, pozicion që e çon në Champion League sezonin e ardhshëm. Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone fitoi me rezultatin minimal ndaj Selta Vigos në “Metropolitano” dhe thellon në tetë pikë diferencën me Atheltik Bilbaon kur kanë mbetur edhe tri ndeshje për t’u luajtur. 

Golin që vendosi këtë takim e realizoi argjentinasi De Pol gjashtë minuta para përfundimit të kohës së rregullt me një goditje “voley” nga jashtë zonës. 

Me këtë fitore, “Los Kolçoneros” mbeten në vendin e 4 me 70 pikë. 

atletiko madrid selta vigo la liga

Lini një Përgjigje