TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Maj 2024, 18:31

Ilir Daja marshon drejt titullit të tretë kampion radhazi me Ballkanin, zhgënjen Drita

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Daja marshon drejt titullit të tretë kampion radhazi me

Ballkani i Ilir Dajës ka hedhur një tjetër hap të sigurt drejt titullit të tretë kampion radhazi, teksa ka mundur me shifrat 3-0 Fushë Kosovën. 
 
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, dominoi plotësisht duelin teksa shënoi me Hamidin në pjesën e parë dhe pastaj me Kryeziun dhe Karricën në të dytën për të hipotekuar 3 pikët që e mbajnë në distancë prej katër të tilla ndaj Llapit, kur mbeten edhe dy ndeshje deri në përfundim të kampionatit. 

Llapi shënoi fitore para tifozëve të vet në duel me Malishevën, me rezultatin 1-0, për t’i mbajtur gjallë shpresat për titull edhe më tutje, kur kanë mbetur edhe dy javë deri në mbyllje të këtij edicioni. 

Golin e fitores për llapjanët e shënoi Ahmed Januzi. Në javën e ardshme Llapi do të jetë mikpritës i Ballkanit, ndeshje kjo e cila pritet të dhurojë emocione të mëdha. Ndërkohë, Drita pas barazimit të sotëm në shtëpi ndaj Feronikelit 74 (0:0) është dorëzuar në garën për titull, pasi tashmë ngec 6 pikë me liderin. E fitores iu gëzua Dukagjini në duel me Prishtinën (1:0), me golin e Redon Sylës, sikurse edhe Gjilani si mysafir i Lirisë në Prizren (3:1), me dy gola të Kushtrim Shabanit dhe një gol të Senad Jaroviqit. 

ballkani llapi superliga e kosovës

Lini një Përgjigje