TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Maj 2026, 22:52

Aston Vila rikthehet te suksesi europian pas 44 vitesh, anglezët mposhtin Frajburgun dhe fitojnë Ligën e Europës (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Aston Vila rikthehet te suksesi europian pas 44 vitesh, anglezët mposhtin
aston vila

Pas fitimit të Champions League në vitin 1982, Aston Vila fiton 44-vitesh një tjetër trofe europian, por kësaj here Ligën e Europës. Skuadra angleze ka mposhtur me rezultatin e pastër 0-3 Frajburgun.

Finalja e luajtur në Stamboll u zhbllokua në minutën e 41. Tielemans me një goditje fluturimthi brenda zonës dërgoi topin në rrjetë.


Në fundin e pjesës së parë, ekipi i drejtuar nga Unai Emeri dyfishoi shifrat. Buendia provoi me një gjuajtje nga distanca dhe dërgoi topin në rrjetë.


Me shifrat 0-2 u mbyll edhe pjesa e parë e finales së Ligës së Europës.

Në minutën e 58, Aston Vila gjeti edhe golin e qetësisë. Roxhers u gjend në kohën dhe vendin e duhur për të shtyrë topin drejt rrjetës.

 

Përveç fitores, finalja e Ligës së Europës faktoi edhe 2 gjëra të tjera.

E para, Unai Emeri konfirmohet eksperti i Ligës së Euopës, ku në sezonet 2013-2014, 2014-2015 dhe 2015-2016 fitoi trofeun me Sevijan, ndërsa në sezonin 2020-2021 e fitoi këtë kompeticion me skuadrën tjetër spanjolle, Vijarrealin.

Ky është trofeu i pestë i për teknikun spanjoll, një rekord absolut dhe i paarritshëm.

Me këtë finale, që ishte e gjashta në karrierën e tij nga shtatëmbëdhjetë të zhvilluara në epokën moderne, Emeri bëhet gjithashtu trajneri i parë në histori që fiton një trofe europian me tre klube të ndryshme, duke konfirmuar statusin e tij si mbreti i padiskutueshëm i këtij kompeticioni.

Për Aston Vilën, ky triumf magjik në brigjet e Bosforit i jep fund një pritjeje të gjatë prej 44 vitesh, që nga fitorja historike e Kupës Europiane në vitin 1982 kundër Bajernit të Mynihut. Tashmë, një brez i ri lojtarësh dhe tifozësh shkruan kapitullin e vet të lavdisë, duke vendosur një tjetër trofe madhështor në vitrinën e “Villa Park”.

E dyta, sezonin e ardhshëm Anglia do të përfaqësohet me 6 ekipe në Champions League.

Në muajin gusht, Aston Vila do të luajë për trofeun e Superkupës së Europës, ku do të ndeshet me fituesin e Champions League. Finalja mes Arsenalit dhe PSG-së do të luhet më 30 maj në Budapest në orën 18:00.

aston vila frajburg liga e europës

Lini një Përgjigje