TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Maj 2026, 21:04

Barcelona pret rënien e Majorkës nga kategoria, katalanasit me “plan djallëzor” për Vedat Muriqin

Shkruar nga Pamfleti
Barcelona pret rënien e Majorkës nga kategoria, katalanasit me
vedat muriqi-barcelona

Interesimi i Barcelonës për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi, duket se po bëhet gjithnjë e më konkret. Edhe pse fillimisht raportimet për një lëvizje të mundshme drejt “Camp Nou” nuk u morën shumë seriozisht, mediat spanjolle po zbulojnë tashmë detaje të reja rreth planeve të klubit katalanas.

Sipas raportimeve nga Spanja, Barcelona po ndjek me vëmendje situatën e Majorkës, ekipit ku aktivizohet aktualisht Muriqi. Drejtuesit katalanas besohet se po presin përfundimin e sezonit dhe mundësinë që Majorka të bjerë nga La Liga, çka do të ulte ndjeshëm kërkesat financiare të klubit për kartonin e sulmuesit.

Një javë para mbylljes së kampionatit spanjoll, Majorka ndodhet në një pozitë të vështirë në renditje. Skuadra mban vendin e parafundit me 39 pikë pas 37 javësh dhe rrezikon seriozisht rënien nga elita e futbollit spanjoll.

Për të mbijetuar në La Liga, Majorka duhet të fitojë ndeshjen e fundit ndaj Real Oviedos dhe njëkohësisht të shpresojë në gabimet e rivalëve direktë për mbijetesë.

Vedat Muriqi, 32 vjeç, ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës spanjolle në sezonet e fundit. Sulmuesi kosovar ka një të kaluar edhe në futbollin shqiptar, ku në vitin 2014 u aktivizua me Besën e Kavajës dhe Teutën e Durrësit, para se të tërhiqte vëmendjen e klubeve turke dhe të niste karrierën ndërkombëtare.

vedat muriqi sulmuesi shqipta barcelona

Lini një Përgjigje