TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Maj 2026, 21:48

“Përçoi mentalitet fituesi në skuadër”, Luis Enrike i thur elozhe Artetës: Finalja e Champions ndaj Arsenalit do jetë shumë e vështirë

Shkruar nga Pamfleti
“Përçoi mentalitet fituesi në skuadër”, Luis
luis enrike-mikel arteta

Trajneri i PSG-së, Luis Enrike, ka paralajmëruar një përballje shumë të fortë ndaj Arsenalit në finalen e Ligës së Kampioneve, sfidë që do të zhvillohet më 30 maj në Budapest. Tekniku spanjoll vlerësoi maksimalisht skuadrën londineze, duke theksuar cilësitë e saj si në fazën sulmuese, ashtu edhe në organizimin pa top.

Do të jetë një finale e vështirë mes dy skuadrave që kanë qasje të ndryshme. Arsenali e meritoi kampionatin pas një sezoni të shkëlqyer. U përballëm një herë me ta, i njohim cilësitë e tyre në shënimin e golave dhe në lojën pa top janë skuadra më e mirë në botë, pa dyshim”, deklaroi Luis Enrike.

Trajneri asturian ndaloi gjithashtu te puna e homologut të tij, Mikel Arteta, për të cilin pati vetëm fjalë vlerësuese, duke e konsideruar si arkitektin e mentalitetit fitues tek Arsenali.

Ishte trajneri Mikel Arteta ai që përçoi këtë mentalitet fituesi tek Arsenali. Ata janë përmirësuar vit pas viti në këto katër apo pesë sezonet e fundit”, shtoi tekniku i PSG-së.

Në fund, Luis Enrike komentoi edhe forcën e Arsenalit në goditjet standarde, duke theksuar se skuadra e tij do të mundohet të ruajë organizimin mbrojtës.

Do të kërkojmë të mbrohemi si zakonisht. Jemi një skuadër shtatshkurtër, por mbrohemi mirë në goditjet standarde”, përfundoi ai.

luis enrike trajneri i psg mikel arteta trajneri i arsenalit finalja e champions league

Lini një Përgjigje