
Ish-drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, flet për përfundimin e përvojës së tij me bardhekaltërit gjatë një interviste të Ran në Gjermani:
“Kur u largova verën e kaluar, isha drejtori sportiv më jetëgjatë në Serinë A. Ne shkruajtëm një histori të madhe. Disa suksese, dy herë fitimi i Kupës së Italisë, tre herë i Superkupës dhe disa herë kualifikimi në Ligën e Kampionëve, jam krenar për atë që kemi arritur vitet e fundit, sepse ende e mbaj mend saktësisht se në çfarë gjendje ishte Lacio kur fillova të punoja me ta”.
Asnjë mosmarrëveshje me Lotiton: “Jo, nuk është e vërtetë. I thashë presidentit tim disa kohë më parë se do të ishte sezoni im i fundit sepse pas 15-vitesh shumë intensive kishte ardhur koha që unë të bëja një pushim. Është e njëjta histori si Jyrgen Klop me Liverpulin.
Dhe unë e çova Lacion në vendin e dytë me një ekip të paprekur. Shumë lojtarë janë të njëjtë si vitin e kaluar, kështu që lidhja ime është ende shumë e fortë. Unë ende mbështes Lacion.
Është e vërtetë që paraqitjet në pjesën e parë të sezonit nuk ishin shumë të qendrueshme, por në shtatë ndeshjet e fundit ka pasur pesë fitore dhe një barazim dhe gjithçka është ende e hapur. Vetëm pesë pikë mungojnë nga vendi i katërt, që do të thotë Champions League”.
Lini një Përgjigje