TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Shkurt 2024, 16:34

Kosova, synimi i shumë lojtarëve; dy futbollistë lënë Shqipërinë dhe i bashkohen përfaqësueses “Dardane”

Shkruar nga Pamfleti

Kosova, synimi i shumë lojtarëve; dy futbollistë lënë

Kalimi i sportistëve nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas është kthyer në modë në vitet e fundit. Përfaqësuesja e Kosovës në futsall vazhdon të ketë suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare e si rezultat i kësaj edhe organizimi duket tejet i kënaqur për “Dardanët”.

Kosova është bërë synim i shumë lojtarëve, gjë të cilën e tregon edhe fakti se skuadrës “Dardane” së fundmi i janë bashkuar edhe dy futbollistë cilësorë që vijnë nga Shqipëria. Pikërisht bëhet fjalë për Drilon Haxhijaj 20-vjeç dhe Jetmir Gashi 23-vjeç.

Dy futbollistët ishin pjesë e Shqipërisë, por së fundmi ata kanë vendosur që t’i bashkohen përfaqësueses së Kosovës për të ndihmuar ekipin në sukseset e radhës.

jetmir gashi drilon haxhijaj futsall

Lini një Përgjigje