TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shkurt 2024, 23:00

Diaz mahnit gjermanët me një supergol, Mançester Siti me një këmbë në turin tjetër të Champions League (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Diaz mahnit gjermanët me një supergol, Mançester Siti me

Përfundojnë dy ndeshjet e para të raundit të 1/16 të Ligës së Kampioneve. Mançester Siti dhe Reali i Madridit kanë bërë detyrën në transfertë, duke mundur përkatësisht Kopenhagenin dhe Lajpcigun.

Kampionët në fuqi të Europës kanë mposhtur me rezultatin e pastër 1-3 skuadrën daneze. Golin e parë të mbrëmjes e realizoi Kevin De Brojne në minutën e 11. Një aksion perfekt i djemve të Pep Guardiolës është finalizuar më së miri nga belgu, i cili shfrytëzoi siç duhej një pasim të Fill Foden, duke e dërguar topin pas shpatullave, të Grabara me një diagonale “të hidhur”.

“Vikingët” e Kopenhagenit qendruan vetëm 24 minuta në disavantazh, ndaj Mançester Sitit, teksa nisën festën e tifozëve të tyre.

Një gafë e kampionëve në fuqi, të Champions League u mjaftoi danezëve, për të çuar topin në rrjetë, me 24-vjeçarin, Magnus Matson, i cili “mbërtheu” një top në hyrje të zonës dhe me një goditje potente mposhti portierin Ederson.

Dominimi i tyre u duk që në minutat e para të sfidës. Pas pësimit të golit të barazimit, djemtë e Pep Guardiolës u hodhën menjëherë në sulm, për të gjetur golin e avantazhit, gol të cilin e gjetën në fundin e 45 minutave të para të sfidës, ndaj “Vikingëve” të Kopenhagenit.

Një top i bllokuar, në hyrjen e mbrojtjes vendase përfundoi në këmbët e “yllit” të mesfushës, Bernardo Silva, me “luzitanin”, i cili dërgoi me një goditje të lehtë topin në rrjetën e Grabar, duke e mbyllur kështu fraksionin e parë të sfidës, në avantazhin 1-2, në favor të kampionëve në fuqi, të UEFA Champions League.

Ndërkaq, në përballjen tjetër, të kësaj mbrëmjeje, Lajcigu është mposhtur në shtëpi nga Reali i Madridit me rezultatin minimal 0-1. Pas përfundimit të një pjese të parë, me shumë raste, por me rezultatin 0-0, “Galaktikët” e Realit të Madridit arritën të gjenin avantazhin, teksa vetëm 4 minuta në fushën e blertë i mjaftuan për të gjetur golin e vetëm të sfidës.

Një aksion individual i yllit të mesfushës, Brahim Diaz u finalizua më së miri nga talenti spanjoll, i cili pasi dribloi bukur mbrojtjen kundërshtare dërgoi topin me një goditje potente, në rrejtën e Gulaksi.

 

reali i madridit lajpcigu mançester siti kopenhagen champions league

Lini një Përgjigje