TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shkurt 2024, 22:34

Dani Alvesh mëson vendimin përfundimtar më 27 shkurt, braziliani braktiset edhe nga kompania që menaxhonte imazhin e tij

Shkruar nga Pamfleti

Dani Alvesh mëson vendimin përfundimtar më 27 shkurt, braziliani

Gjyqi ndaj Dani Alvesh ka përfunduar dhe tashmë ish-futbollisti brazilian po numëron mbrapsht për të marrë vendimin përfundimtar të Gjykatës së Barcelonës, i cili pritet më 27 shkurt.

Kanë kaluar një vit e dy muaj që kur Alvesh është mbajtur në burgun “Brians 2” që kur u arrestua në dhjetor të vitit 2022 për sulm seksual ndaj një gruaje 23-vjeçare në një klub nate në Spanjë.

Gjatë gjithë kësaj kohe, dhe konkretisht nga marsi i vitit 2023, 40-vjeçari kishte punësuar një kompani, e cila menaxhonte dhe kujdesej për imazhin e tij publik, ndërsa kishte marrë përsipër edhe pjesën e komunikimit.

Ndër të tjera, ajo i ka ofruar Alvesh një analizë të detajuar të të gjitha lajmeve të publikuara në Spanjë për rastin e tij dhe ka kontrolluar deklaratat e lojtarit nga burgu.

Megjithatë, sipas “Mundo Deportivo”, kjo kompani e braktisi atë.

dani alvesh futbollisti brazilian

Lini një Përgjigje