TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shkurt 2024, 20:50

Premier Liga i jep dritën jeshile Xhim Retklif, biznesmeni anglez blen 25% të aksioneve të Mançester Junajtid

Shkruar nga Pamfleti

Premier Liga i jep dritën jeshile Xhim Retklif, biznesmeni anglez blen 25%

Premier Liga ka miratuar ofertën prej 1.3 miliardë paund të Xhim Retklif për të blerë 25% të aksioneve të Mançester United.

Kjo u raportua nga “Telegraph” që njoftoi se kompania “INEOS Sport” në pronësi të biznesmenit anglez, siç përcaktohet nga marrëveshja, do të marrë kontrollin e ‘Djajve të Kuq’, të cilët fituan ndeshjen e tyre të fundit jashtë fushe me Aston Vilën me rezultatin 1-2.

Mançester Junajtid është në shitje që prej sezonit të shkuar dhe në verën e fundit u intensifikua çështja me sheikun e Katarit, Al-Tani që bëri një ofertë të majme prej 5 miliardë paund për 100% të aksioneve të klubit, por u refuzua nga pronarët aktual të familjes Glejzër, të cilët nuk janë të gatshëm të heqin përfundimisht dorë.

Sheiku në gusht u tërhoq nga gara pasi refuzoi të ngrinte ofertën në 6 miliardë dhe në ankand ka mbetur vetëm miliarderi britanik Xhim Retklif.

Megjithatë ky i fundit nuk e ka fuqinë për të bërë një ofertë të tillë për 100% të aksioneve të klubit dhe pritet të marrë fillimisht vetëm një pakicë.

xhim retklif biznesmeni anglez mançester junajtid

Lini një Përgjigje