
Skuadra e Realit të Madridit ka përjetuar momente tmerri mbrëmjen e djeshme. Ekipi madrilen ishte nisur drejti Gjermanisë për të luajtur sfidën me Lajpcigun, takim i vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Champions League.
Autobusi i “Los Blancos” është aksidentuar me një makinë tip Tojota. Siç raporton gazeta gjermane “Bild”, shoferi i makinës nuk e pa autobusin e spanjollëve, të cilët po ndërronin korsinë dhe u përplasën së bashku. Tojota pësoi dëme me vlerë rreth 3 mijë euro, ndërsa shkalla e dëmeve të autobusit të Realit të Madridit nuk është bërë ende e ditur.
Pas një ndalese të shkurtër, për fat të mirë u sigurua që gjithë të përfishrët në aksident nuk kishin lëndime.
“Një tifoz, që për shkak se po filmonte autobusin e skuadrës nga makina e tij, u hutua, ne nuk e vumë re. Të tjerët që ishin pas nesh vunë re aksidentin”, tha një përfaqësues i klubit spanjoll për “Marca”.
Ngjarja ka ndodhur para sfidës së Champions League Lajpcig-Real Madrid, që do të luhet sonte në mbrëmje në orën 21:00.
???? Real Madrid's bus was involved in an accident in Germany. Luckily, no significant damage has been reported.
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) February 12, 2024
????️ @BILD pic.twitter.com/P1Oc6y30s3
Lini një Përgjigje