TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shkurt 2024, 15:47

U diagnostikua me kancer, Erikson do të përmbushë ëndrrën për të drejtuar Liverpulin në “Anfield Road”

Shkruar nga Pamfleti

U diagnostikua me kancer, Erikson do të përmbushë

Ish-trajneri i Anglisë, Sven-Goran Erikson i shtangu të gjithë përpara një muaji, kur zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer dhe se nuk do të jetonte për shumë gjatë.

Në një intervistë për “The Sun”, 75-vjeçari suedez u shpreh se i vjen keq që nuk realizoi kurrë ëndrrën e tij, për të drejtuar Liverpulin.

Gjithsesi klubi i kuq ka zgjedhur që këtë ëndërr t’ia bëjë realitet, me “Reds”-at që do të zhvillojnë një sfidë miqësore për bamirësi mes legjendave të veta dhe atyre të Ajaksit më 23 mars.

Dhe pikërisht në këtë takim, klubi ka zgjedhur që skuadrën e legjendave të Liverpulit ta drejtojë pikërisht Erikson.

“Ne jemi të lumtur t’iu konfirmojmë që Sven-Goran Erikson do të jetë pjesë e stafit drejtues të Legjendave të Liverpulit në ndeshjen kundër Legjendave të Ajaks në ‘Anfield’ më 23 mars”, shkruan klubi gjigand anglez.

 

sven goran erikson ish-trajneri i anglisë liverpul

Lini një Përgjigje