TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Shkurt 2024, 20:07

Arbnor Muja debutim ëndrrash në Turqi, sulmuesi shqiptar shënon golin e parë te Samsunspor! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Arbnor Muja debutim ëndrrash në Turqi, sulmuesi shqiptar shënon

Sulmuesi shqiptar, Arbnor Muja ka debutuar me një gol me skuadrën turke të Samsunspor. Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 90-të, në ndeshjen ndaj Antalyspor, takim ky i mbajtur në Samsun 19 Mayis Stadyumu (Samsun).

Edhe pse nuk e nisi takimin si titullar, Muja ia doli të bënte diferencën, duke gjetur golin e qetësisë (2-0) për skuadrën e trajnerit Gisdol.

Muja u largua para pak ditësh nga Antwerp në Belgjikë, për t’u transeruar te Samsunspor. Kontrata e tij me skuadrën e re është e parashikuar të jetë e vlefshme për 3 vite e gjysmë.

muja

Lini një Përgjigje