TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Shkurt 2024, 19:20

Nuk arriti të fitonte kurrë një “Champions League”, Buffon: Nëse lojtarët e PSG do të ishin te Juventus, do kisha 4 trofe!

Shkruar nga Pamfleti

Nuk arriti të fitonte kurrë një “Champions League”,

Gardiania i portës italiane, Gianluigi Buffon ka luajtur me disa ekipe në karrierën e tij futbollistike. Një ndër këto klube ishte edhe Paris Saint-Germain, te të cilët 46-vjeçari kaloi sezonin 2018-2019, për t’u rikthyer sërish te Juventus e më tej u transferua te Parma, për të mbyllur “aventurën” e tij, në futbollin e luajtur, aty ku nisi gjithçka.

Edhe pse nuk qëndroi gjatë në kryeqytetin francez, ish-portieri legjendar e shijoi në maksimum si “aventurë”, ku ishte pjesë e një skuadre të mbushur me “yje”, por nuk arriti të fitonte Champions League, kompeticion dhe trofe që kampionët e Francës e kërkojnë me dëshpërim prej vitesh, pasi nuk e kanë fituar kurrë më parë.

“Te Juventusi mendoja se ishim kampionë bote, por pastaj pashë te PSG shumë lojtarë të mëdhenj. Mbappe, Verratti, Thiago Silva.  Me ta do të kishim fituar 4 Champions League në Torino”,- u shpreh Buffon, i cili për fatin e tij të keq është në listën e “legjendave”, të cilët nuk kanë arritur të ngrenë një trofe, të UEFA Champions League, në karrierën e tyre.

buffon

Lini një Përgjigje