
Gola, spektakël, emocione por në fund ndeshja mes Barcelonës dhe Granadës, e luajtur në “Estadio Olimpic” përdundoi 3-3.
Një krosim i Kançelos nxorri zbuluar prapavijën mike. Në minutën e 14, Jamal u tregua i saktë, nga fare pranë portës. Ekipi i trajnerit Medina nuk u demoralizua, por kërkoi të rifutej në lojë.
Atëherë kur skuadrat po bëheshin gati për të shkuar në dhomat e zhveshjes, katalanasit u befasuan. Sançz vendosi ekuilibrat, i asistuar nga Pelestri.
Gjatë ditës së sotme janë luajtur edhe ndeshje të tjera të rëndësishme. Spikat triumfi minimal 1-0 i Sevijas ndaj Atletikos së Madridit, 3 pikë me vlerë të madhe këto në garën për mbijetesën.
Myrto Uzuni u shndërrua në protagonist në fillimin e pjesës së dytë, me një asist për Pelestrin. Barça reagoi shpejt, me Levandovskin.
Granada realizoi menjëherë me Miguel, në minutën e 66. Në ndeshjen e çmendur, Jamal dërgoi shifrat në 3-3 në minutën e 81, për t’i dhënë një pikë katalanasve.
Lini një Përgjigje