TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shkurt 2024, 21:12

Gjimshiti lider në mbrojtje, Atalanta nuk fal dhe shkatërron Xhenoan me “poker”

Shkruar nga Pamfleti

Gjimshiti lider në mbrojtje, Atalanta nuk fal dhe shkatërron Xhenoan

Katër fitore radhazi për Atalantën në Serinë A dhe një tjetër hap i rëndësishëm për objektivin Champions. Skuadra bergamaske triumfoi me rezultatin 1-4 në fushën e Xhenovës, falë golave të De Ketelaere, Kopmeiners, Zapakostës dhe Ture, ndërsa për vendësit Malinkovski vendosi baraspeshën e përkohshme, por kjo nuk mjaftoi që kuqeblutë të dilnin nga kjo përballje me pikë.  
 
Titullar i padiskutueshëm në këtë sfidë ishte dhe Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares, tashmë është një lider i konfirmuar te skuadra zikaltër, duke dhënë gjithmonë siguri në repartin difensiv. Edhe në këtë sfidë, Gjimshiti ishte një nga më të dalluarit e mbrojtjes.   
 
Falë kësaj fitoreje, Atalanta ngjitet në kuotën e 42 pikëve, në 23 ndeshje, 3 më shumë se Bolonja e vendit të pestë dhe 7 më pak se Milani i vendit të tretë. Në sfidën e radhës, bergamaskët do të presin Sasuolon në shtëpi.   

atalanta xhenoa seria a

Lini një Përgjigje