TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shkurt 2024, 18:07

“Bild” lëshon lajmin bombë, Bajerni bëhet “Special”, Murinjo mund të firmosë me kampionët e Gjermanisë

Shkruar nga Pamfleti

“Bild” lëshon lajmin bombë, Bajerni bëhet

Pas lamtumirës së tij me Romën, Zhoze Murinjo tashmë është gati të rikthehet të drejtojë një skuadër të madhe. Për të ardhmen e “Special One”, nuk mungojnë destinacionet ekzotike si Arabia Saudite, por këta të fundit s’preferohen shumë nga portugezi. 

Një lajm bombë vjen nga “Bild”, ku shkruhet se, në rast të shkarkimit të Tomas Tuhel në fund të sezonit, klubi bavarez do të shqyrtonte mundësinë për të firmosur me Murinjon. 

Gjithsesi, shumë gjëra mbeten për t’u parë, pasi gjithçka varet nga ecuria në kampionat apo në Champions.  Për 61-vjeçarin do të ishte hera e parë që do ulej në pankinën e një skuadre gjermane, pasi më parë ka udhëhequr ekipe të ndryshme në Portugali, Spanjë, Angli dhe Itali. Për vetë Murinjon, emri i Bajernit është mjaft tërheqës, pasi mund të luftojë për trofe. 

zhoze murinjo trajneri portugez bajerni i mynihut

Lini një Përgjigje