TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shkurt 2024, 17:04

Arsenali nuk njeh mëshirë, “luan tenis” ndaj Uest Hemit dhe ‘blindon’ zonën Chmapions

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali nuk njeh mëshirë, “luan tenis” ndaj Uest Hemit

Arsenali nuk njeh mëshirë në këtë javë të kampionatit anglez, duke triumfuar me shfirat e thella 0-6 ndaj Uest Hemit. Rezistenca vendase e të besuarve të Mojes zgjati vetëm 30 minuta. 

Saliba zhbllokoi rezultatin, duke i hapur rrugë një goleade. Brenda pjesës së parë, golat do shpërndaheshin te Saka, Gabriel dhe Troshard. “Festivali” i golave vijoi edhe në pjesën e dytë, Saka dhe Rice “tundën rrjetën”. 

Djemtë e Artetës me këtë rezultat janë në vendin e 3 me 52 pikë. Uest Hemi është në vendin e tetë, shumë larg pritshmërive. Premier Liga luan këtë pasdite edhe ndeshjen Aston Vila-Mançester Junajtid. 
 

arsenal uest hem premier liga

Lini një Përgjigje