TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shkurt 2024, 16:38

Shihni festën e çmendur të Leverkusenit pasi mundi Bajernin, kapiteni i “Aspirinave” ngjitet tek ultrasit dhe merr mikrofonin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shihni festën e çmendur të Leverkusenit pasi mundi Bajernin,

Fitorja ndaj Bajernit të Mynihut padyshim ka entuziazmuar tifozët e Bajer Leverkusen. Përveç suksesit ndaj një rivali të vjetër, ata kanë parë skuadrën e tyre që të shkëputet edhe më shumë në kreun e renditjes, të ndjekur pikërisht nga bavarezët. Ndaj edhe festa në fundin e ndeshjes në stadium ka qenë me të vërtetë e veçantë, 

Për ta bërë më të bukur, ka menduar edhe kapiteni i skuadrës, portieri Lukas Hradecki. Veterani 34-vjeçar, sapo përfundoi sfida, u kthye edhe ai në një ultras të mirëfilltë. 

Ai u ngjit në tribunën e mbështetësve të zjarrtë të Leverkusenit, mori mikrofonin dhe nisi koret e skuadrës, me tifozët të cilët e ndoqën, teksa ekipi me Çabi Alonson dhe stafin e tij në fushë, po argëtoheshin po ashtu duke ndjekur spektaklin. 

bajer leverkusen lukas hradecki

Lini një Përgjigje