TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shkurt 2024, 21:42

Dobra i pandalshëm me Çesterfilldin, realizon golin e 9 sezonal në Angli dhe dërgon skuadrën e tij +23 nga vendi i dytë

Shkruar nga Pamfleti

Dobra i pandalshëm me Çesterfilldin, realizon golin e 9 sezonal

Armando Dobra është i pandalshëm në këtë sezon me fanelën e Çestërfilld në kategorinë e pestë angleze. Ish-futbollisti i Shpresave po ndihmon ekipin e tij që të ngitet një kategori më lart me lojën që po dhuron dhe me golat që po shënon.

Kështu ka qenë edhe sot, teksa ka shënuar golin e tij të 9 në këtë kampionat që skuadra e Çesterfilld po e dominon plotësisht. Dobra shënoi golin e rezultatit të përkohshëm 2-0 ndaj Ebsfllit, por në fund ai nuk ia doli që të festonte një fitore, pasi sfida u mbyll me shifrat 2-2.

Megjithatë, ky rezultat në shtëpi nuk ishte shqetësues për Çesterfilld që ka krijuar një diferencë aq të madhe nga vendi i dytë sa që mund të fillojë të mendojë qetësisht për sezonin e ardhshëm një kategori më lart. Kur janë luajtur 32 javë kampionat, diferenca me Bërnet të vendit të dytë është 23 pikë.

armando dobra sulmuesi shqiptar çesterfilld

Lini një Përgjigje