
Dinamo mposhti 2-1 Partizanin në sfidën e vlefshme për javën e 23 të Abissnet Superiore.
Ndeshja në “Niko Dovana” u zhbllokua pas 10 minutash lojë. Mba kaloi në epërsi të kuqtë, me tifozerinë që filluan festën. Pjesa e parë përfundoi 0-1, ndërsa mjaft të luftuara ishin edhe 45 minutat e dyta.
Kaçorri dërgoi shifrat në 1-1 në minutën e 56. Për përmbysjen e ekipit të Dritan Mehmetit mendoi Vila, në minutën e 87. Ekipi i Orges Shehit renditet në vendin e dytë me 37 pikë dhe shtyn sërish takimin me fitoren. Dinamovitët renditen në vendin e pestë me 31 pikë.
Prej 15-vitesh, Dinamo nuk ia dilte të triumfonte përballë Partizanit, teksa fitorja e fundit e “nëndetëses blu” regjistrohej më 4 prill të vitit 2009 me rezultatin 2-1 Në 10 duelet e fundit mes skuadrave, “Demat” kishin triumfuar në 6 prej tyre, ndërsa 4 sfida të tjera kanë përfunduar barazim.
Në ndeshjen tjetër, Vllaznia ka mposhtur me rezultatin 2-1 Teutën në sfidën e vlefshme të javës së 23 të Abissnet Superiore.
Përballja nisi me një ritëm të ulët, teksa rasti i parë i rrezikshëm ishte momenti kur shkodranët kaluan në avantazh me anë të Grudës, goli i të cilit u verifikua nga VAR.
Baraspesha erdhi vetëm në pjesën e dytë me Arifin në minutën e 72, teksa në minutën e 83 ishte Çoba, i cili me prekjen e parë të topit i dha fitoren shkodranëve.
Kështu Vllaznia shkon në kuotën e 37 pikëve, po aq sa Partizani i vendit të dytë, ndërsa Teuta vazhdon në vendin e parafundit me 21 pikë.
Lini një Përgjigje