TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shkurt 2024, 17:44

“Për fat, vetëm një goditje e fortë”, Lara Kolturi rrëzohet gjatë zbritjes së dytë dhe nuk mbyll dot garën e Andorrës

Shkruar nga Pamfleti

“Për fat, vetëm një goditje e fortë”, Lara

Në pistën e Soldeu në Andora, u zhvillua sot gara e sllallomit gjigand për femra, ku garoi për ngjyrat kuqezi edhe skiatorja Lara Kolturi. Ajo nuk ka mundur do ta përfundojë garën, duke u rrëzuar pas zbritjes së dytë.

Për fat, vetëm një goditje e fortë”, shkroi më pas skiatorja shqiptare në rrjetet sociale, duke konfirmuar se nuk ka pësuar asnjë dëmtim serioz, por vetëm frikë pas rrëzimit.

Kolturi kishte arritur të kualifikohej pas zbritjes së parë, duke dhënë kohën 1’01”91, ku renditej në vendin e 11. Ajo synonte në një vend në “top-10” pas zbritjes së dytë, por për fat të keq u rrëzua dhe nuk e mbylli dot garën.

Kualifikimi në zbritjen e dytë është kthyer një rutinë për skiatoren 17-vjecare kuqezi, që këtë sezon ka bërë paraqitje të mirë. Ky është sezoni i dytë i Lara Kolturit në garat e Kupës së Botës në ski.

“Për fat, vetëm një goditje e fortë”, Lara

lara kolturi skiatorja shqiptare

Lini një Përgjigje