
Egnatia dhe Laçi kanë mbyllur në barazim sfidën e vlefshme për javën e 23 të “Abissnet Superiore”. Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Arena Egnatia”, përfundoi me rezultatin 0-0.
Një sfidë me shumë raste, por goli nuk erdhi nga asnjë prej skuadrave. Rastin më të pastër për të shënuar e kishte Sebastian Spahiu i Egnatias. Ky i fundit gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, pasi goditjen e tij e priti Mario Dajsinani.
Pas kësaj sfide, Egnatia mbetet në vendin e parë në kuotën e 48 pikëve, ndërsra Laçi renditet i gjashti me 28 pikë të grumbulluara.
Lini një Përgjigje