
“Lionel Messi nuk duhet të kthehet në Hong Kong. Gënjeshtrat dhe hipokrizia e tij janë të shpifura”, – kështu deklaroi deputetja vendas Regina IP.
Ndërsa gazeta shtetërore “Global Times” akuzoi argjentinasin dhe Inter Miami-n për motive politike që nuk e lejuan të zbriste në fushë në miqësoren në Hong Kong.
Gjithçka erdhi pas aktivizimit të argjentinasit ndaj japonezëve të Vissel Kobe, vetëm 3 ditë pas qëndrimit për 90’ në stol në territorin kinez. 38.000 tifozët në “Hong Kong Stadium” vërshëllyen kampionin e botës dhe kërkuan dëmshpërblimin e biletave që kushtuan 624 dollarë.
Sekretari për kulturën në vend, Kevin Yeung tha se Inter Miami kishte njoftuar organizatorët për mungesën e Messi-t në fushë vetëm 10’ e fundit të ndeshjes. Ndërsa shefi i territorit autonom, John Lee, ekstremisht i zhgënjyer, kërkoi shpjegime për mungesën e papritur.
Lini një Përgjigje