
Shorti i Ligës së Kombeve ishte mjaft interesant për Shqipërinë. Kuqezinjtë do të masin forcat me Gjerogjinë, Ukrainën dhe Çekinë. Këta të fundit janë një emër i njohur për Kombëtaren tonë, pasi e kishim rival në kualifikueset e Europianit. Në transfertë barazuam 1-1, ndërsa në Shqipëri fituam 3-0.
Këto janë dy ndeshjet e vetme zyrtare ndaj tyre, teksa më parë kemi luajtur në një miqësore. Bëhet fjalë për një takim të vitit 2021, ku humbëm 3-1 në “Epet Arena” në Pragë.
Bilanci: 3 Fitore, 1 Barazim dhe 4 Humbje
17 Shtator 1950: Çekosllovaki – Shqipëri 3-0 Miqësore
22 Nëntor 1952: Shqipëri – Çekosllovaki 3-2 Miqësore
7 Dhjetor 1952: Shqipëri – Çekosllovaki 2-1 Miqësore
1 Maj 1991: Shqipëri – Çekosllovaki 0-2 Kual. Europiani
16 Tetor 1991: Çekosllovaki – Shqipëri 2-1 Kual. Europiani
8 Qershor 2021: Republika Çeke – Shqipëri 3-1 Miqësore
7 Shtator 2023: Republika Çeke – Shqipëri 1-1 Kualikueset e Europianit
12 Tetor 2023: Shqipëri – Republika Çeke 3-0 Kualifikueset e Europianit
Lini një Përgjigje