TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Shkurt 2024, 18:41

Shorti i Ligës së Kombeve, goglat favorizojnë Shqipërinë; kuqezinjtë sërish përballë Çekisë

Shkruar nga Pamfleti

Shorti i Ligës së Kombeve, goglat favorizojnë

Është hedhur sot në Paris shorti i edicionit të katërt të Ligës së Kombeve. Shqipëria ka njohur kundërshtarët. Kuqezinjtë do të jenë pjesë e grupit B1 së bashku me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Gjithçka do të nisë në shtator të këtij viti, ku Shqipëria do të zhvillojë dy sfidat e para, më pas në tetor do të luhen dy ndeshjet e tjera dhe në muajin nëntor do të mbyllet gjithçka me dy sfidat e fundit të grupit.

Kompeticioni i Ligë së Kombeve ka ngritur siparin në sezonin 2018-2019. Shqipëria në dy sezonet e para ka garuar në Ligën C dhe pas suksesit të arritur në sezonin 2020-2021, duke u renditur në vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C, ka avancuar në Ligën B. Edhe këtë sezon kuqezinjtë ndodhen në Ligën B, teksa synimi është kalimi në Ligën A.

Deri më tani në turneun final shkonin vetëm fituesit e grupeve të ligës A dhe nga ky sezon do të mbahet faza me eliminim direkt, në të cilën shkojnë dy skuadrat e para nga secili grup.

Liga e Kombeve shihet si një mundësi e mirë për shumë Kombëtare për të treguar veten dhe për të njohur rritje si Përfaqësuese në nivel ndërkombëtar. 

Edicionin e fundit të Ligës së Kombeve Shqipëria u rendit e fundit në grupin e saj në Ligën B, për shkak se Rusia u përjashtua nuk zbriti në Ligën C. Ky moment shënoi edhe fundin e aventurës për trajnerin Edi Reja, ndërsa me Silvinjon, kuqezinjtë kanë siguruar Europianin "Gjermani 2024", që do të startojë më 14 qershor dhe do të përfundojë me finalen e madhe më 14 korrik.

Liga B1

Çeki

Ukrainë

Shqipëri

Gjeorgji

Liga B2

Angli

Finlandë

Irlandë

Kazakistan

Liga B3

Austri

Norvegji

Slloveni

Kazakistan

Liga B4

Uells

Islandë

Mali i Zi

Turqi

Shorti i Ligës së Kombeve, goglat favorizojnë

shqipëria liga e kombeve

Lini një Përgjigje