
Aleksander Ceferin ka njoftuar se nuk do të rikandidojë për një mandat të tjetër si president i UEFA-s në vitin 2027.
Ndryshimet në statutin e UEFA-s të cilat u miratuan në Kongresin e së enjtes në Paris, bënë të mundur zgjatjen e numrit të mandatave që do ta mbante Ceferin në krye te UEFA-s deri në vitin 2031, por ai tani e ka përjashtuar këtë mundësi.
“Gjashtë muaj më parë vendosa që nuk do të kandidoj më. Arsyeja është se pas një kohe çdo organizatë ka nevojë për gjak të freskët, por kryesisht sepse unë jam larg familjes për shtatë vjet tani”, tha slloveni në një konferencë për shtyp pas Kongresit.
Ceferin u shpreh se ata që po mundohen të krijojnë Superligën, janë ata që po i hapin varrin futbollit dhe thjeshtë janë grabitqarë.
“Futbolli është një nga gjërat e pakta ku Europa është lider. Ne duhet të jemi krenarë që ky sukses po bazohet në një model, në solidaritet, në promovime dhe rënie. Ne duhet ta mbrojmë këtë model nga ata që përpiqen ta shkelin. Ata paraqiten si shpëtimtari i futbollit, por në realitet janë grabitqarë.
Ata po i hapin varrin futbollit. Uniteti është e vetmja gjë që mund të na shpëtojë. Fatkeqësisht duket sa ke vetëm një ligj të vlefshëm në BE dhe është ai i tregut. Jo të gjithë mund të blejnë futbollin”, është shprehur Aleksandër Ceferin.
Lini një Përgjigje