
“Koloni” shqiptarësh te skuadra e Bazelit. Pas kapitenit Taulant Xhaka, Leon Avdullahut, Benjamin Kolollit, Albian Ajetit, ditën e sotme, me klubin legjendar zviceran është bashkuar edhe Dion Kacuri, duke e çuar në 5 numrin e futbollistëve me origjinë shqiptare te kuqeblutë.
Në një reagim në rrjetet sociale, klubi zviceran bëri dje me dije se ka transferuar mesfushorin 19-vjeçar nga Grasshopers.
“Dion Kacuri po kalon nga Grashopper Club Zurich te FC Bazeli. Ai ka firmosur kontratën deri në vitin 2028. Bazeli të mirëpret dhe të uron shumë suksese Dion”-shkruhet në reagimin e klubit të Baselit.
???????? Sali Dion
— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) February 7, 2024
✍️ Zuzug fürs Mittelfeld: Dion Kacuri wechselt vom Grasshopper Club Zürich zum FC Basel. Er unterschreibt bei Rotblau einen Vertrag bis 2️⃣0️⃣2️⃣8️⃣
Der FCB heisst dich herzlich willkommen in Basel und wünscht dir viel Erfolg, Dion ????#FCBasel1893 #AlliZämme… pic.twitter.com/wOYF05AS4f
19-vjeçari këtë sezon ka shtatë paraqitje në Superligën e Zvicrës dhe njihet si lojtar me të ardhme.
Lini një Përgjigje