TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shkurt 2024, 20:21

Edon Zhegrova sërish protagonist, sulmuesi “dardan” dhuron asist maestral në Kupën e Francës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Edon Zhegrova sërish protagonist, sulmuesi “dardan” dhuron

Edon Zhegrova sërish protagonist. Lojtari shqiptar dhuroi asist në ndeshjen e Kupës së Francës, ku skuadra tij Lilë u përball me Lioni. Këta të fundit realizuan 2 gola me Orban dhe Çerki, ndërsa Aleksandro shkurtoi diferencat, i shërbyer nga Zhegrova.

24-vjeçari po bën mirë edhe në kampionat, ku ka luajtur 19 ndeshje këtë edicion dhe ka gjetur rrugën e rrjetës 3 herë. Nëse vazhdon me këtë ritëm, emrin e tij mund ta dëgjojmë në një prej skuadrave të mëdha europiane. Me interes pritet të shihen paraqitjet e tij, ndërsa për të ardhmen vera do tregojë gjithçka.

edon zhegrova sulmuesi kosovar lilë kupa e francës

Lini një Përgjigje