TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shkurt 2024, 17:25

Erzeni zgjedh “timonierin e ri”, ish-trajneri i Partizanit prezantohet nesër te skuadra shijakase

Shkruar nga Pamfleti

Erzeni zgjedh “timonierin e ri”, ish-trajneri i Partizanit

Skerdi Bejzade do të jetë trajneri i ri i Erzenit dhe do të prezantohet ditën e nesërme nga ana e klubit, raporton shtypi i shkruar.

Trajneri aktual Alfred Deliallisi do të rikthehet të mbajë pozicionin e zv-trajnerit, i cili e njeh mjaft mirë skuadrën. Bejzade rikthehet kështu në futbollin shqiptar, teksa këtë sezon u ul përkohësisht në stolin e Laçit, por u largua shpejt.

Ai do të ketë një nisje të vështirë, teksa do të debutojë përballë Tiranës në ‘Air Albania’, të dielën në orën 17:00. Objektivi është mbijetesa me shijakasit që renditen në vendin e 8 në zonën “Play-Out” me 22 pikë, 1 më shumë se Teuta e zonës së ftohtë.

Erzeni zgjedh “timonierin e ri”, ish-trajneri i Partizanit

 

skerdi bejzade trajeri i ri i erzenit

Lini një Përgjigje