TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shkurt 2024, 16:12

Premier Liga gati të hapë hetim për transferimet e fundit të Sitit, kampionët e Anglisë rrezikojnë rënien nga kategoria

Shkruar nga Pamfleti

Premier Liga gati të hapë hetim për transferimet e fundit të

Premier Liga pritet të hapë një hetim zyrtar mbi transferimin e fundit të Mançester Sitit. Kampionët e Anglisë kanë fituar pesë nga gjashtë titujt e fundit në Premier Ligë dhe janë kampionët në fuqi të Evropës, por një ‘hije e zezë’ ka rënë mbi suksesin e tyre.

Fituesit e tripletës do të përballen me një panel të pavarur, pasi u akuzuan vitin e kaluar nga Premier Liga për thyerjen e 115 rregullave financiare. Në rast se shpallen fajtor, klubi mund të përballet me dënime që variojnë nga ato me para deri te rënia nga elita.

Të hënën u raportua se Siti është shumë afër marrëveshjes për të transferuar sulmuesin brazilian Savio gjatë verës nga Troje. Ekipi francez është pjesë e “City Football Group”, organizatë e cila ka në pronësi Mançester Sitin dhe disa klube të tjera në botë, diçka që ka bërë që të hapen diskutime.

Vlera e ofertës së ekipit të drejtuar nga Pep Guardiola në drejtim të Troje nuk është bërë e ditur, por oferta prej 25 milionë eurosh nga klube të tjera angleze dhe gjermane, raportohet se janë refuzuar.

Sipas “The Telegraph”, Siti duhet të siugrojë prova se ata janë duke paguar një shumë të drejtë për Savion, para se Premier Liga të aprovojë marrëveshjen. Kjo për shkak se rregullorja e kampionatit anglez ka klauzola në lidhje me biznesin e transferimeve të kryera mes skuadrave të së njëjtës pronësi. Qëllimi i rregullave është të parandalojë klubet të paguajnë nën vlerën e tregut për t’iu përmbajtur rregulloreve financiare.

mançester siti premier liga

Lini një Përgjigje