
Si kurrë më parë në vitet e fundit, Premier Liga thuajse qendroi në heshtje këtë merkato dimri, kjo për shkak edhe të problemeve që kanë me rregullat e “Fair Play Financiar”.
Një nga lëvizjet më të rëndësishme në këtë merkato dimri ishte transferimi i Armando Brojës te Fullhemi. Sulmuesi kuqezi ishte një nga lojtarët më të lakuar në ishull, por në fund garën e fitoi ekipi londinez.
Sipas një sondazhi të kryer nga Daily Mail, Broja vlerësohet nga tifozët si lëvizja e tretë më e rëndësishme e kryer në këtë merkato dimri. Në vendin e parë vlerësohet transferimi i Timo Verner te Totenhemi, ndërsa në vendin e dytë kalimi i Kalvin Filips tek Uest Hemi.
Lini një Përgjigje