TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shkurt 2024, 21:39

“Armando Broja është përforcim i madh”, nuk kursehet lojtari i Fullhemit: Do të na ndihmojë për të arritur objektivat

Shkruar nga Pamfleti

“Armando Broja është përforcim i madh”, nuk kursehet

Transferimi i Armando Brojës nga Çelsi te Fullhemi ka qenë një nga më të bujshmit në këtë merkato dimërore në Angli. Tek ekipi i ri vlerësohet shumë nga drejtuesit dhe tifozët, por mesa duket tashmë janë dhe shokët e ekipit që e shohin si të rëndësishëm.

Mesfushori portugez, Zhoao Palinja është një nga lojtarët “kyç” të Fullhemit, dhe pikërisht është ai që ka thurur elozhe për Brojën. Ai shprehet se shqiptari është një përforcim i madh dhe që do t’i ndihmojë për të arritur objektivat.

Armando Broja është një futbollist që do të na ndihmojë për të arritur objektivat që ne kemi këtë sezon. Ai padyshim që është një përforcim i madh për ne dhe unë e shoh që është përshtatur shumë shpejt”, është shprehur mesfushori portugez.

zhoao palinja lojtari i fullhemit armando broja

Lini një Përgjigje