TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shkurt 2024, 15:50

Shqipëria mëson nesër kundërshtarët në Ligën e Kombeve, kuqezinjtë “sy e veshë” nga Parisi

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria mëson nesër kundërshtarët në Ligën

Shqipëria do të njohë nesër rivalët për sezonin e ri të Ligës së Kombeve. Shorti hidhet në Paris në orën 18:00. Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo ndodhen në Ligën B në vazon e tretë dhe në të njëjtën vazo janë, Sllovenia, Irlanda dhe Mali i Zi.

Kundërshtarët e tjerë të Ligës B, që priten të jenë edhe rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Ligën e Kombeve janë të ndarë në tre vazo të tjera me nga katër skuadra secila, ku në vazon e parë gjenden: Austria, Çekia, Anglia dhe Uellsi. Në vazon e dytë janë: Finlanda, Ukraina, Islanda dhe Norvegjia, ndërsa në vazon e katërt gjenden ekipe si: Gjeorgjia, Greqia, Turqia dhe Kazakistani.

Ndeshjet do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje. Gjithçka do të nisë në shtator të këtij viti, ku Shqipëria do të zhvillojë dy sfidat e para, më pas në tetor do të luhen dy ndeshjet e tjera dhe në muajin nëntor do të mbyllet gjithçka me dy sfidat e fundit të grupit.

Kalendari:

Ndeshja 1 – 5-7 Shtator 2024

Ndeshja 2 –  8-10 Shtator 2024

Ndeshja 3  –  10-12 Tetor 2024

Ndeshja 4 –   13-15 Tetor 2024

Ndeshja 5 –   14-16 Nëntor 2024

Ndeshja 6 –    17-19 Nëntor 2024

Kompeticioni i Ligës së Kombeve ka ngritur siparin në sezonin 2018-2019. Shqipëria në dy sezonet e para ka garuar në Ligën C dhe pas suksesit të arritur në sezonin 2020-2021 duke u renditur në vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C, ka avancuar në Ligën B. Edhe këtë sezon kuqezinjtë ndodhen në Ligën B, teksa synimi është kalimi në Ligën A.

Shqipëria mëson nesër kundërshtarët në Ligën

kombëtarja shqiptare liga e kombeve

Lini një Përgjigje