
Dita e sotme është speciale në familjen e Armando Brojës. E ëma e tij, Bella Broja, feston datëlindjen dhe për këtë sulmuesi shqiptar ka postuar në rrjetet sociale.
“Gëzuar datëlindjen mamasë më të mirë. Faleminderit për gjithçka gjithmonë”, shkruan lojtari i përfaqësueses kuqezi. Fjalë zemre këto për njeriun e veçantë.
Kujtojmë se Armando Broja u huazua në fundin e merkatos nga Çelsi te Fullhemi. Paksa surprizë ndërsa zërat ishin dhe për një largim përfundimtar. Operacioni u krye me sukses, për t’i dhënë më shumë minuta 22-vjeçarit.

Lini një Përgjigje