TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shkurt 2024, 19:11

Eliminohet edhe pretendenti tjetër kryesor, finale surprizash në Kupën e Azisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Eliminohet edhe pretendenti tjetër kryesor, finale surprizash në

Surpriza e radhës ka ndodhur në Kupën e Azisë. Pas eliminimit të Koresë së Jugut në gjysmëfinalen e parë, skuadra e radhës që ka avancuar në finalen e madhe është Katari, i cili ka mposhtur Iranin me rezultatin 2-3.

Sfida nisi mjaft mirë për pretendentët që ishte Irani, të cilët gjetën rrjetën që në minutën e 4 me anë të Azmun, por sfida u barazua pas 13 minutash nga Abdulsallam. Më pas ishte Afif ai që përmbysi rezultatin në fundin e pjesës së parë.

Një penallti e shndërruar në gol në minutën e 51 nga ana e Jahanbakhsh rivendosi baraspeshën, por ishte Ali Almoez ai që kaloi sërish në avantazh organizatorët në minutën e 82.

Kështu Katari do të përballet me Jordaninë në finalen e madhe të 10 shkurtit që do të luhet në Lusail.

katari irani kupa e azisë

Lini një Përgjigje