TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shkurt 2024, 20:44

Ernest Muçi “pjatë e shtrenjtë” për Rizesporin, skuadra turke i bën ofertë Sokol Cikalleshin

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi “pjatë e shtrenjtë” për

Sokol Çikalleshi nuk u grumbullua në duelin e Kupës që Koniaspori arriti përballë Sivasporit në shtesë, ku mungonte dhe Rei Manaj.

Sipas mediave turke, Koniaspori ka marrë një ofertë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Aventura e tij mund të jetë sërish në Turqi, kësaj radhe te Rizespor, që duket se është shumë afër të bindë Çikalleshin për të firmosur me ta.

Cikalleshi është ‘ekspert’ në futbollin turk, 33-vjeçari ka realzuar 8 gola e 4 asiste këtë sezon, ndërsa gjithsej në aventurat turke numëron 70 gola e 30 asiste me Goztepe, Ankaraspor, Bashaksehir, Akhisarspor e Koniaspor.

Kujtojmë se Rizespori ishte interesuar edhe për Ernest Muçin, por talenti i Lexhias së Varshavës është një ‘pjatë’ shumë e shtrenjtë për ta.

sokol cikalleshi sulmuesi i kombëtares shqiptare rizespor

Lini një Përgjigje