
Gjyqi i Daniel Alvesh, i cili ndodhet në paraburgim për më shumë se një vit, është ende në vazhdim, i akuzuar se ka përdhunuar seksualisht një grua të re, në një klub nate në Barcelonë, në fund të vitit 2022.
Bashkëshortja e të pandehurit, gjithashtu pretendon se "është gënjeshtër", pasi është penguar të marrë pjesë në darkë para sulmit të supozuar.
Këtë të mërkurë, mbrojtësi brazilian tregoi versionin e tij të ngjarjeve, duke mohuar teorinë se ai ka sulmuar seksualisht bashkëshorten e tij në një banjë në klubin e natës Sutton.
“Kam ngrënë darkë me miq që nuk i kisha parë prej kohësh, shkuam në darkë dhe pimë pesë shishe verë dhe një uiski, siç tregojnë faturat. Piva një shishe e gjysmë verë dhe disa gota uiski. Kur mbërritëm në zonën VIP të klubit, kërcyem pak. U shfaqën dy gra, të cilat kishin disa kohë që kërcenin me ne dhe këta të dy thirrën tre shoqe të tjera.
Ata dukej se nuk shqetësoheshin nga ne. Unë dhe denoncuesja filluam të kërcenim më afër bashkë, po shijonim momentin. Ajo filloi të më fërkohej, filluam të preknim pjesët intime të njëri-tjetrit. Kishte tension seksual dhe i thashë të shkonte në banjë. As që më duhej të insistoja”,- tha Dani Alvesh.
Seanca e parë e gjyqit të ish-mbrojtësit brazilian të Barcelonës përfshinte gjithashtu dëshmi nga kushëriri i viktimës dhe tre punonjës të klubit të natës.
“Mendova se ajo nuk do të vinte, por erdhi pas meje. Ne u puthëm, ajo më tërhoqi pantallonat dhe më bëri seks oral. Gjithmonë rrija ulur dhe pastaj ika, nuk doja që dikush të na shihte duke u larguar bashkë. Ajo në asnjë moment nuk u duk e pakëndshme, ose nuk më tha të ndaloja. Nuk e kam sulmuar, nuk jam ai lloj njeriu. Thjesht e shijuam atë moment”,- shpjegoi futbollisti i përlotur.
Kujtojmë se Prokuroria Publike spanjolle ka kërkuar nëntë vite burg për Dani Alvesh.
Lini një Përgjigje