TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shkurt 2024, 21:58

Shkodran Mustafi pa ekip që nga vera e kaluar, mbrojtësi shqiptar pranë rikthimit në Serinë A

Shkruar nga Pamfleti

Shkodran Mustafi pa ekip që nga vera e kaluar, mbrojtësi shqiptar

Shkodran Mustafi mund të rikthehet në Serinë A. Mbrojtësin me origjinë shqiptare, i cili fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë në vitin 2014, e kërkon Salernitana.

Skuadra e Pipo Inzagit renditet në vendin e fundit dhe po garon për të qendruar mes më të mirëve të futbollit italian.

31-vjeçari qendron pa skuadër prej verës së kaluar, kur i dha fund aventurës spanjolle me Levanten.

Drejtuesit e klubit nga Salerno, që pak ditë më parë firmosën me Zherome Boateng, pritet të zyrtarizojnë edhe Mustafin.

Futbollisti shqiptar më parë në Itali ka luajtur me skuadrën e Sampdorias. Qendërmbrojtësin shqiptar e pret një kontratë deri në fundin e sezonit.

Me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit deri në verën e vitit 2025 nëse performon mirë dhe Salernitana arrin objektivin mbijetesë.

shkodran mustafi mbrojtësi shqiptar salernitana

Lini një Përgjigje