TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shkurt 2024, 22:20

Nigeria kualifikohet në finalen e Kupës së Kombeve, “shqiponjat” vuajnë ndaj Afrikës së Jugut (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nigeria kualifikohet në finalen e Kupës së Kombeve,

Nigeria është kualifikuar në finalen e Kupës së Kombeve në Afrikë. “Shqiponjat” nuk e patën aspak të lehtë, teksa për të siguruar biletën u deshën penalltitë, ndërsa koha e rregullt ndaj Afrikës së Jugut përfundoi 1-1.

Nigerianët shndërruan në gol një penallti me Trust-Ekong në minutën e 67. Fundi i ndeshjes nuk ishte për njerëz që kanë probleme me zemrën. Osimhen çoi peshë zemrat e tifozëve me golin e dytë në minutën e 85, por festa zgjati pak, pasi u anulua për faull.

Afrika e Jugut u fut në lojë me golin e Mokoenas në minutën e 90, me anë të penalltisë. Shtesa prej 30 minutash nuk solli gol, pavarësisht rasteve.

Nga pika e bardhë e penalltive më të saktë u treguan nigerianët, që realizuan katër ndërsa gabuan vetëm me Ainan. Kundërshtarët paguan ekzekutimet e dobëta të Mokoenas dhe Makgopas.

nigeria afrika e jugut kupa e kombeve të afrikës

Lini një Përgjigje