TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shkurt 2024, 23:02

Kualifikim dinjitoz në Kupën e Anglisë, Çelsi kalon në 1/16 me spektakël golash

Shkruar nga Pamfleti

Kualifikim dinjitoz në Kupën e Anglisë, Çelsi kalon

 

Çelsi është kualifikuar në fazën e 1/16 pas suksesit 1-3 ndaj Aston Vilës. Në “Villa Park”, Blutë e Londrës treguan karakter, duke prerë kështu një biletë për në raundin tjetër. Gallagher shfrytëzoi në maksimum një asist të Maduekes në minutën e 11. Të besuarit e Pçetinos “tundën rrjetën” në minutën e 21 me Xhekson, me ndeshjen për vendasit që u kthye vërtetë në një malorë të pakalueshme.

Në 45 minutat e para, Çelsi ishte më mirë në mbajtjen e topit, goditi jo pak por 5 herë në portën e kundërshtarit. Në pjesën e dytë shifrat u thelluan edhe më shumë. Enzo Fernandez dërgoi topin pas shpinës së Martinez, në minutën e 54. Goli i nderit i Aston Vilës mban firmën e Diabi.

Çelsi është një nga pretendentët kryesore për t’i shkuar deri në fund rrugëtimit të Kupës së Anglisë. Me situatën në kampionat që është mjaft e vështirë, një triumf në FA Cup shihet si shpëtim.

 

 

çelsi aston vila premier liga

Lini një Përgjigje