TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Shkurt 2024, 17:25

Majk Tajson pozon me fanelën bardhezi dhe çmend fansat: Stërvitja e Juves do të jetë shumë e vështirë nga sot

Shkruar nga Pamfleti

Majk Tajson pozon me fanelën bardhezi dhe çmend fansat:

Kampioni i boksit, Majk Tajson ka pozuar me fanelën e Juventusit, teksa në shpinë mban numrin 1.

Fotot janë publikuar në profilin zyrtar të klubit bardhezi me mbishkrimin: “Stërvitja e Juves do të jetë shumë më e vështirë nga sot”.

Imazhet ngjallën shumë reagime në rrjet dhe një tifoz komentoi me shaka: “Po tani, kush do ta markojë Majk gjatë stërvitjes?”

Tajson ndodhet në Torino për lançimin e filmit “Bunny-Man”, aty ku luan rolin e një superheroi të maskuar, që mban fytyrën e një lepuri për t’u hakmarrë për vdekjen e motrës, e cila kreu vetëvrasje pas përhapjes së imazheve pa pëlqimin e saj.

 

 

majk tajson kampioni i boksit juventus

Lini një Përgjigje