TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Shkurt 2024, 17:02

Rei Manaj ishte pranë rikthimit në Serinë A, agjenti i sulmuesit shqiptar zbulon pse dështoi transferimi te klubi i njohur

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manaj ishte pranë rikthimit në Serinë A, agjenti i sulmuesit

Performancat e tij fantastike në Turqi deri më tani, kanë bërë që Rei Manaj të kishte shumë oferta gjatë kësaj merkatoje dimërore. 15 golat e shënuar në sezonin aktual me fanelën e Sivasspor kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, kryesisht në Itali, ku Manaj ishte shumë pranë transferimit në Serie A.

Diçka të tillë e zbulon vetë agjenti i shqiptarit, Vinçezo Pisakane. Ky i fundit shprehet se Salernitana dhe Manaj praktikisht e kishin mbyllur marrëveshjen, por më pas klubi turk e përmirësoi ofertën për 26-vjeçarin lushnjar.

Manaj praktikisht e kishte mbyllur me Salernitanën, por më pas Sivaspori pesëfishoi kërkesën fillestare dhe nuk mund të bëhej më fjalë për marrëveshje”, tha shkurtimisht ai.

Rikujtojmë që deri më tani sulmuesi lushnjar ka shënuar 15 gola në kampionat dhe Kupë.

rei manaj sulmuesi shqiptar salernitana

Lini një Përgjigje