TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Shkurt 2024, 19:48

“Është ndryshe nga kualifikueset e Europianit”, Silvinjo analizon shortin e Ligës së Kombeve: Objektiv do të jetë vendi i parë

Shkruar nga Pamfleti

“Është ndryshe nga kualifikueset e Europianit”, Silvinjo

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka komentuar shortin e Ligës së Kombeve që vendosi Shqiëprinë përkrah Çekisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Ky është grup ndryshe nga kualifikueset e Europianit. I vështirë, janë skuadra fizike. Sigurisht i vështirë, por ndryshe nga i Europianit.

Është ndryshe, nuk dua të them më i lehtë apo i fortë. Ukraina është e fortë dhe e vështirë. Ky është grup ndryshe dhe i fortë, skuadër fizike për mënyrën se si përballojnë futbollin.

Vendi i parë? Sigurisht si objektiv po. Por më pas, sipas meje, grupi është shumë i ekuilibër dhe do të ketë ndeshje të vështira, duhet të luftojmë për çdo pikë në çdo ndeshje, që të marrim maksimumin.

Ndonjë grup tjetër? Tani që mbaroi shorti, nuk kam preferenca, mbaroi. Tani të mendojmë për Italinë”, tha  për “TV KLAN”, Silvinjo pas shortit.

 

silvinjo trajneri i shqipërisë shorti i ligës së kombeve

Lini një Përgjigje