TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Shkurt 2024, 16:09

PSG përdor sërish parat për të ‘joshur’ Mbappen, pagë maksimale që sulmuesi francez të rinovojë

Shkruar nga Pamfleti

PSG përdor sërish parat për të ‘joshur’ Mbappen,

Edhe pse pothuajse të gjitha burimet të çojnë në marrëveshjen se Mbappe dhe Real Madrid kanë përfunduar për sezonin e ardhshëm, sipas “Le Parisien”, PSG nuk është dorëzuar ende dhe i ka propozuar një pagë më të lartë Mbappes.

Plot 80 milionë euro në sezon për sulmuesin francez, kontrata e të cilit skadon në qershor të këtij viti.

Gazeta franceze shton se nëse Reali nuk i garanton Mbappes të njëjtën pagë ose më të lartë si Vinicius Jr dhe Bellingham, atëherë ai do të rinovonte me PSG-në dhe përsëri do të linte “thatë” klubin spanjoll.

Ende nuk është e qartë ideja se ku do të përfundojë Mbappe këtë verë, por nëse sulmuesi francez do të ndjekë sërish paranë, është e sigurt që do të mbetet te PSG-ja!

mbappe psg

Lini një Përgjigje