TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shkurt 2024, 16:59

“Dua të jem në Europian, fitojmë ne”, Kumbulla ‘kërcënon’ Italinë dhe rrëfen transferimin te Sasuolo: Bajrami më tha po të pres

Shkruar nga Pamfleti

“Dua të jem në Europian, fitojmë ne”, Kumbulla

Marash Kumbulla ishte legjionari i vetëm kuqezi në Serinë A që ndryshoi ambient. Qendërmbrojtësi kuqezi u transferua nga Roma te Sasuolo në formë huazimi pa asnjë obligim deri në fund të këtij sezoni. Kjo lëvizje i shkon për shtat Kumbullës, pasi te Roma aktivizimi i tij ishte në dyshim, ndërsa te Sasuolo shpreson të ketë minuta të rëndësishme për të qenë në dispozicion të Shqipërisë në “EURO 2024”. Kumbulla është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i rëndë që pësoi, fakt që pranoi vetë lojtari në një intervistë për faqen zyrtare të klubit:

Jam rikuperuar plotësisht, pasi kisha edhe një shqetësim të vogël muskulor. Po stërvitem me skuadrën dhe do të mundohem të qendroj sa më gjatë në fushë”, u shpreh fillimisht Kumbulla duke u ndalur më pas te transferimi i tij te Sasuolo: “Ka qenë gjithçka shumë e shpejtë. Agjenti më tha se duhet të shkosh te skuadra emiliane për vizitat mjekësore. Kam folur edhe me Nedim Bajramin, që përpara se të nisesha dhe më ka thënë që po të pres këtu. Mbërrita dhe jam i lumtur për këtë”, theksoi Kumbulla duke bërë në fund edhe një koment për ekipin kombëtar:

Për mua Kombëtarja shqiptare është shumë e rëndësishme sepse është ajo që kam dashur gjithmonë. Familja ime është shqiptare, edhe pse unë kam lindur në Itali. Kam pasur mundësi të zgjedh dhe zgjodha Shqipërinë, sepse zemra ishte më shumë për të. Në Europian ndeshja e parë është kundër Italisë. Nuk e prisja, sepse është e vështirë të luash kundër, por Kombëtarja është mbi të gjitha. Do të jetë emocionuese dhe shpresoj të jem dhe të fitojmë ne”, u shpreh Kumbulla.

 

marash kumbulla qendërmbrojtësi kuqezi sasuolo

Lini një Përgjigje