TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shkurt 2024, 16:36

Nuk zbriti në fushë në Hong Kong me Inter Majemin, Kina hakmerret ndaj Mesit; anulon miqësoret e marsit të Argjentinës

Shkruar nga Pamfleti

Nuk zbriti në fushë në Hong Kong me Inter Majemin, Kina hakmerret

Kina komunikoi se do të anulojë dy miqësoret që ishin programuar për kombëtaren e Argjentinës, pas protestave për mungesën dhe sjelljen e Lionel Mesit, që nuk zbriti në fushë në Hong Kong me Inter Majemin, duke provokuar zemërimin e qeverisë lokale, që faktikisht kontrollohet nga kinezët, edhe për faktin se vetëm 3 ditë më pas Mesi luajti me ekipin e tij në Tokio. Tifozët në Hong Kong që kishin paguar deri 570 euro biletën për të parë Kampionin e Botës në fushë, shprehën indinjatën e tyre për mungesën e sulmuesit argjentinas, por edhe për sjelljen e tij, pasi nuk ju drejtua publikut për të kërkuar ndjesë.

Ndërkohë Federata Kineze e Futbollit publikoi një komunikatë ku bën të ditur se vendi aziatik nuk do të mirëpresë miqësoret e programuara të Argjentinës për muajin mars. Anulimi i turneut në Kinë është një goditje për Federatën argjentinase që e konsideron kolosin aziatik një merkato strategjike dhe ku ka kontrata të shumta sponsorizimi apo bashkëpunimi me kompani lokale. Kombëtarja e Argjentinës kishte paralajmëruar një turne në vendin aziatik nga 18 më 26 mars, gjatë të cilit do të përballej me Nigerinë dhe Bregun e Fildishtë në Pekin.

federata kineze e futbollit lionel mesi

Lini një Përgjigje