TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shkurt 2024, 15:49

Siti merr kreun e Premier Ligësë, Haland rikthehet pas 77 ditësh dhe realizon dy gola për 14 minuta

Shkruar nga Pamfleti

Siti merr kreun e Premier Ligësë, Haland rikthehet pas 77 ditësh

Mançester Siti ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Evertonin në javën e 24 Premier Ligës dhe është ngjitur në vendin e parë në pritje të ndeshjes Liverpul-Bërnli, por “Qytetarët” kanë një ndeshje për të rikuperuar.

Protagonist ishte Erling Haland, i kthyer titullar pas një mungese prej 77 ditësh për shkak dëmtimi.

Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, sfida u zhbllokua në minutën e 71 nga sulmuesi norvegjez, i cili përfitoi nga një rrëmujë në zonën e rreptësisë dhe dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 85, norvegjezi tregoi forcën e tij duke dyfishuar avantazhin e vendasve, pasi hodhi në tokë mbrojtësin kundërshtar para se të realizonte golin e qetësisë.

Në ndeshjen e tij të 50 si titullar në Premier Ligë, Erling Haland ka realizuar 50 gola në këto ndeshje, më shumë se çdo lojtar tjetër në 50 ndeshjet e para si titullar në këtë kompeticion.

mançester siti everton premier liga

Lini një Përgjigje