
Momente paniku gjatë ndeshjes së Kategorisë së Parë Korabit dhe Vorës, ku lojtari i akuadrës mike, Frenklin Ntepeh u dërgua me urgjencë në spital.
Pas një përplasje në minutën e 77 të ndeshjes, mesfushori përfundoi i shtrirë në tokë dhe u desh ndërhyrja e stafit mjekësor e më pas ambulancës për ta transportuar drejt spitalit.
Mësohet se nuk ka asgjë serioze për gjendjen shëndetësore të Ntepeh.
Lini një Përgjigje