TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shkurt 2024, 17:22

Lacio triumfon me zemër ndaj Kaljarit, Çiro Imobile si Toti dhe Baxho (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Lacio triumfon me zemër ndaj Kaljarit, Çiro Imobile si Toti dhe

Lacio është rikthyer te fitorja në kampionat, pasi mundi 1-3 Kaljarin në fushën e këtyre të fundit. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e kryeqytetasve, të cilët iu falën autogolit të Deiola.

Imobile dyfishoi shifrat në minuëtn e 50, përpara se Gaetano të ngushtonte diferencën. Gjithsesi, goditjen përfundimtare vendasve nga Sardenja dha Anderson, në minutën e 65.

Sulmuesi italian ka realizuar 200 gola në Serinë A, duke u bërë lojtari i tetë që arrin këtë shifër dhe i katërti që e arrin në 45 vitet e fundit, bashkë me Roberto Baxhon (205), Antonio Di Natalen (209) e Françesko Totin (250).

Me këtë rezultat, skuadra e Sarrit renditet në vendin e gjashtë me 37 pikë. Kaljari renditet në vendin e parafundit me 18 pikë. Seria A ka në program ndeshje mjaft interesante sonte. Interi sfidon Romën në transfertë, ndërsa Sasuolo pret Torinon në Rexhio Emilia.

 

lacio kaljari seria a

Lini një Përgjigje